LAJMI I FUNDIT:

Me strategji për investime

Me strategji për investime

Zyrtarë të Agjencisë për promovimin e investimeve prezantuan sot strategjinë e investimeve 2010-2012, të hartuar në bashkëveprim me Asociacionin për Zhvillim dhe Menaxhment – MDA.

Sipas kësaj strategjie, zyrtarët e API-së pritet të fokusohen në promovimin e disa sektorëve të veçantë për investime të huaja. Në një takim të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pjesëmarrësit adresuan vërejtje dhe rekomandime në drejtim të API-së, për shkak të mungesës së koordinimit mes shumë faktorëve në Kosovë.

Por ky dokument pritet të kompletohet me rekomandime dhe të fillojë zbatimi i saj gjatë vitit të ardhshëm.