LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia, mbështetë ministren Pula për bashkëpunim

Sllovenia, mbështetë ministren Pula për bashkëpunim

Minstrja e MEM-it Justina Pula-Shiroka, në takimin me delegacionin slloven, ka kërkuar nga ta, që të bëhet nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi, mes të dy vendeve në fushën e energjisë, gjë që është mirëpritur edhe nga pala sllovene.

Ministrja Pula ka prezantuar para delegacionit slloven politikat e Qeverisë së Kosovës, sa i përket fushës së energjisë dhe minierave dhe projektet kapitale mes të cilave, Termocentralin “Kosova e Re” dhe Hidrocentralin e Zhurit dhe projektet tjera të energjisë së ripërtërishme.

Me këtë rast, Ministrja Pula i ka propozuar Sekretares së Ministrisë së Ekonomisë të Sllovenisë, nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit, mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe minierave, gjë që është mirëpritur nga pala sllovene.

“Duke njohur eksperiencën sllovene, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim në fushat përkatëse duke krijuar të gjitha kushtet ligjore për investitorët potencial nga Sllovenia dhe memorandumi do t’i hapte rrugën këtij bashkëpunimi”, tha ministrja Pula.


Ndërsa sekretarja e Ministrisë së Ekonomisë të Sllovenisë, Darja Radiq duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, ka thënë se Sllovenia ka eksperiencë të mirë në fushën e energjetikës, sidomos në politikat e energjisë dhe këtë eksperiencë është e gatshme ta bartë në Kosovë.