LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhen 19 fermerët e vitit

Zgjidhen 19 fermerët e vitit

Me rastin e shpalljes se fermerëve më të mirë të vitit 2009 ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala tha se Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim më atë të Bujqësisë, është dukë u angazhuar që kjo veprimtari të jetë pjesë e një vije buxhetore, me qellim që siç tha, puna e juaj të jetë sa më e suksesshme.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural, shpalli sot 19 fermerët me të mirë për vitin 2009. Me këtë rast ministri Idriz Vehapi, përgëzoi fermerët për punë të suksesshme, si dhe iu premtoi atyre se do të angazhohet që në të ardhmen të ketë sa me shumë projekte për zhvillimin e bujqësisë, si dhe rritjes se mirëqenies së banorëve që jetojnë në zonat rurale.

“Fituesve të këtij çmimi ju uroj punë dhe sukses në të ardhmen, lë të jetë kjo edhe një inkurajim për juve që të prodhoni produkte cilësore për qytetarët e Kosovës, si dhe për eksport”, ka theksuar ministri Shala.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi, tha se kjo ministri do të punojë me përkushtim në mbështetje të prodhimtarisë së fermerëve për të gjithë territorin e Kosovës.


“Fermerët e vitit i përgëzoj për arritjet e suksesshme dhe dua t’ju siguroj të gjithë fermerëve të territorit të Kosovës, që Ministria e Bujqësisë si dhe unë personalisht do të punoj që të kemi sa më shumë projekte për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjes së mirëqenies së banorëve në zonat rurale”, ka thënë ministri Vehapi.

Njëri nga të shpallurit, si fermeri më i mirë i vitit 2009, ishte edhe Hamdi Cena, kultivues rrushit, i cili tha se punon tash e 68 vjet në përpunimin e rrushit. Me këtë punë janë marrë edhe babë e babagjysh.

Shpallja e fermerit më të mirë të vitit ka një rendësi të veçanet edhe për Smajl
Vehapin, përpunues i pijeve alkoolike. Ai tha se ky shpërblime është shumë i rëndësishëm për ta sepse kjo iu mundëson që në të ardhmen të krijojnë kualitet më të lart si dhe prodhime sa më të mirë.

Ministri Shala, tha se shpallja e fermerëve më të mirë të vitit është kurorëzim i aktiviteteve vjetore në lëmin e Bujqësisë.