LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Prishtinën, “moll sherri” mes partnerëve në koalicionin qeverisës

Projektligji për Prishtinën, “moll sherri” mes partnerëve në koalicionin qeverisës

Mosvotimi i Projektligjit për Prishtinën rrezikon votimin e Projektbuxhetit të Kosovës për vitin 2010. Njëherit kjo tregon edhe seriozitetin e shqyrtimit të ligjeve në parlament, ku në fakt mospërputhja e interesave të grupeve parlamentare rrezikon edhe shqyrtimin dhe votimin e ligjeve.

Projektligji për Prishtinën, si duket do të jetë “moll sherri” mes partnerëve në koalicionin qeverisës PDK – LDK.

Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, pohoi se nëse ai personalisht pyetet, LDK dhe grupi parlamentar, nuk do ta votojnë projektbuxhetin e Kosovës, nëse nuk votohet Projektligji për Prishtinën. “Tentimi për të mos e votuar Projektligjin për Prishtinën, është tentim për me pengu zhvillimin e Prishtinës. Justifikimet për shtyrjen e këtij projektligji për procedim dhe votim në parlament, është i paqëndrueshëm dhe nuk ka bazë dhe nuk ka arsye që ne ta përkrahim projektbuxhetin”, është shprehur Beqiri.

Ai përveç “sherrit” për projektligjin, tha se, LDK-ja, si Grup Parlamentar ka edhe vërejtje tjera, siç janë, ndarja e mjeteve për unazën e Prishtinës si dhe ndarja e drejtë e buxhetit edhe për komunat tjera.Sipas Beqirit, Kuvendi e ka për obligim që ta procedoj dhe ta votoj Projekligjin për Prishtinën.


Nga ana tjetër, shumica e zyrtarëve të PDK-së, të kontaktuar në telefon, nuk janë përgjigjur në telefonë, përveç Blerand Stavilecit, zyrtar për informim në PDK. Stavileci tha se ata nuk dëshirojnë të komentojmë si parti, dhe se këtë kanë preferuar t’ua lënë Kuvendit dhe Qeverisë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport

Botë
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale

Për një muaj Albafone u bë një kompani globale

albafoneal
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori