LAJMI I FUNDIT:

KEK, nuk sanojmë trafot në vendbanimet që nuk paguajnë

KEK, nuk sanojmë trafot në vendbanimet që nuk paguajnë

KEK sqaron se trafot e ndryshme të shkyçura janë pasojë e prishjeve dhe mbingarkesave nëpër rajone të caktuara. Është politikë e KEK-ut për shkak të gjendjes financiare të korporatës që nuk intervenon në zonat e caktuara, ku niveli i pagesës është i ulët, pa u bërë pagesa në nivel të kënaqshëm.

"Trafot po mbingarkohen sidomos në zonat ku nuk paguhet thuajse fare energjia elektrike, ndërsa niveli i vjedhjeve të energjisë elektrike është shumë i lartë.

Rrjeti Distributiv është i vjetruar dhe nuk mund t’i përballojë këto mbingarkesa, të cilat shpeshherë qojnë deri në prishje, apo e detyrojnë KEK-un që të ndalë trafotë për të mos e rrezikuar djegjen e pajisjeve’, thuhet ne njoftimin e kompanise.

Sipas saj, Korporata ka bërë maksimumin në eliminimin e fyteve të ngushta, por ato po shfaqen sërish si pasojë e shpenzimeve pa kriter në disa zona anëkend vendit. /telegrafi/