LAJMI I FUNDIT:

BSPK-ja, e shqetësuar me kërkesën e deputetëve

BSPK-ja, e shqetësuar me kërkesën e deputetëve

BSPK-ja, është e shqetësuar dhe e befasuar me kërkesën e deputetëve për rritjen e pagave të tyre. Kërkesën për rritje të pagave të deputetëve e BSPK e konsideron të pamatur mirë dhe me pasoja shumë të mëdha sociale e politike për Kosovën.

"Në situatën e një varfërie dhe papunësie ekstreme në të cilën ndodhet Kosova, në situatën kur gjendemi para shpërthimeve sociale e buzë greminës, si pasojë e varfërisë e papunësisë së skajshme dhe cenimit drastik të të drejtave të punëtorëve me fajin e deputetëve, shkaku i mosmiratimit të ligjeve bazike si: Ligji i Punës, Ligji i organizimit sindikal, Ligji i Shërbyesve Civil, Ligji i Pagave, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore, Ligji i Sigurimit Pensional etj. dhe fajin e Qeverisë për vonesa në përgatitjen e tyre dhe mos insistimit për miratimin e implementimin e tyre; në situatën e hedhjes në rrugë dhe të rritjes së aradhës së të papunëve si pasojë e privatizimit të egër që po ndodh te ne për të cilin Ju, deputetë të nderuar kurrë nuk e ngritët zërin; në situatën kur punëtorët e shërbimeve civile dhe shumë të tjerë, të mos flasim për ata që punojnë në ekonominë informale, marrin paga-lëmosh, me të cilat nuk mund t’i plotësojnë as nevojat e tyre personale e mos të flasim për nevojat familjare; në situatën kur pensionistëve, për punën dhe kontributin e tyre gjatë gjithë jetës punuese, u ofrojmë lëmosh nga 1 (një) Euro e ndonjë centë në ditë; në situatën kur invalidëve të luftës dhe të punës gjenden nuk u ofrojmë zgjidhje adekuate për hallet e shumta të tyre, sikur edhe shumë katerori të tjera që gjenden në pozitë të rëndë e të papërballueshme, kërkesën e deputetëve, të zgjedhur me votën e këtyre kategorive të punëtorëve e qytetarëve të Kosovës, e konsiderojmë tepër irituese e skandaloze, si luks të tepërt, si shkelje të kodeksit etik të tyre dhe veprim që nuk i bënë nder as atyre vet. Jemi të prirur të besojmë se ky ishte vetëm një aksident i rastit, i pa paramenduar dhe se pjesa më e madhe e deputetëve do të heqin dorë nga ajo kërkesë", ka shpreh shqetësimin e saj BSPK.