LAJMI I FUNDIT:

BE mbledh para për energjetikën në regjion

BE mbledh para për energjetikën në regjion

Është paraparë që nga ky Fond të financohen projekte për efikasitet energjetik dhe për zhvillim të burimeve ripërtëritëse të energjisë në Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Turqi, Kroaci dhe Mal të Zi.

Në iniciativë të Bankës Investuese Evropiane (BIE) dhe Bankës gjermane për zhvillim (KFB) në Bruksel u formua Fond për efikasitet energjetik në Evropën Juglindore. Përfshihet edhe Kosova

Pritet që Fondi gjatë katër deri pesë vitet e ardhshme të grumbullojë rreth 400 milionë euro, të cilat do të sigurohen nga investitorët shtetërorë dhe privat. Pjesa më e madhe e mjeteve të Fondit do t’u ndahen kompanive, por edhe amviserive, në formë kredie.

Në fillim BIE-ja dhe KFB-ja për Fondin siguruan nga 250 milionë euro, ndërsa Komisioni Evropian 20 milionë euro.