LAJMI I FUNDIT:

Termokosi fillon shkyçjen e konsumatorëve

Termokosi fillon shkyçjen e konsumatorëve

Këta konsumator i kanë “Termokosit” borxh në vlerë 316.708.87€ për periudhën 12/1999-11/2009. Të njëjtët janë informuar me kohë nga ana e Shërbimit për konsumatorë, përkitazi me vërejtjet për shkyçje dhe nuk është vërejtur interesim për shlyerje borxhesh nga ana e tyre.

“Termokos” edhe një herë apelon te konsumatorët se vetëdijesimi i tyre për shlyerjen e borxheve është më se i nevojshëm, në të kundërtën do vihemi në situatë kur detyrohemi të ndalim furnizimin me ngrohje gjatë këtij sezoni, deri në arritjen e përqindjes së pagesave, me çka edhe sigurohet lënda e parë për ngrohje, mazuti, thuhet në njoftimin e Termokosit.