LAJMI I FUNDIT:

Sllovenia me ofertë turistike për liberalizim të vizave

Sllovenia me ofertë turistike për liberalizim të vizave

Ofertë speciale turistike për qytetarët e Maqedonisë me rastin e pezullimit të regjimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian, përgatiti Sllovenia. Oferta e cila titullohet “paguan jëri, udhëtojnë dy veta”, opinionit maqedonas do t’i prezantohet zyrtarisht më 18 dhjetor, një ditë para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

Është paraparë që në pres-konferencën do të mbajnë fjalim ambasadori slloven në Maqedoni Alen Bergant dhe përfaqësues të Organizatës turistike sllovene, Enti për turizëm kongres dhe Grupi i banjove sllovene.

Sllovenët mendjemprehtë tashmë kanë shpallur ofertën complete të pakosë “paguan njëri, udhëtojnë dy veta”, në sajtin e Organizatës turistike sllovene, ku në gjuhën maqedonishte mund të bëhen on-line rezervime.

Pikërisht me nismë të Sllovenisë, Bashkimi Evropian vendosi që prej 19 dhjetorit t’i heqë vizat për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ndonëse kjo ishte paraparë për 1 janar të vitit 2010.