LAJMI I FUNDIT:

Gjithnjë e më shumë suedezë votojnë për euron

Gjithnjë e më shumë suedezë votojnë për euron

Suedezët janë duke ndryshuar mendimin për euron dhe gjithnjë e më shumë janë për vendosjen e valutës së përbashkët evropiane në vend, i cili para disa viteve hodhi poshtë këtë mundësi.

Nëse tani do të mbahej referendum, 44 për qind e popullatës do të votonte për vendosjen e euros kundrejt 42 për qind, të cilët janë kundër, bëri të ditur Byroja për statistikë e Suedisë.
Ky është proporcioni i parë pozitiv i simpatizuesve të euros në krahasim me kundërshtarët krahasuar me statistikën e kaluar të majt të këtij viti. Suedia refuzoi të vendos euron në vitin 2003.