LAJMI I FUNDIT:

Austria shtetëzon bankën Hypo Alpe Adria

Austria shtetëzon bankën Hypo Alpe Adria

Me një ndihmë prej milionash nga landi i Bavarisë, është shmangur falimentimi i bankës austriake bijë e bankës së landit të Bavarisë, Hypo Alpe Adria.

Me këtë u evitua një rrezik i madh për Austrinë dhe Evopën juglindore, tha ministri austriak i Financave Josef Pröll pas marrjes së vendimit për shtetëzimin e saj në Vjenë.
Hypo Alpe Adria është banka e gjashtë më e madhe e Austrisë dhe deri tani 67% e kapitalit të saj i përket bankës së landit të Bavarisë (Bayern LB).
Pronarët, Bayern LB, landi austrial Kärnten dhe kompania e sigurimeve Grawe i dorëzojnë pjesën e tyre shtetit austriak për shumën simbolike prej 1 euroje, por do të marrin pjesë me më shumë se 1 miliardë euro në shpëtimin e bankës.