LAJMI I FUNDIT:

Turqit, gati një fidanisht qëndrore për Kosovën

Turqit, gati një fidanisht qëndrore për Kosovën

Nga takimet, palët janë dakorduar që përmes Institutit të Hortikulturës të ngritet një fidanishte në Kosovë, në mënyrë që më pas të bëhen zgjerimi i fermave në vendet ku ka më shumë bonitet të tokës dhe kushte të parshtatshme agroekologjike. Pas analizave që do të bëhen në terren nga ana e këtij delegacioni, në takimet e tjera do të ketë rezultate konkrete për investime në sektorë të ndryshëm të bujqësisë kosovare.

Me këtë rast delegacioni turk është interesuar që të konkretizojë mbështetjen për bujqësinë e Kosovës, duke krijuar kështu hapësirë të mjaftueshme për hartimin e projekteve të reja në kultivimin e farërave të të gjitha llojeve dhe, jo vetëm për grurë dhe misër, por edhe në të gjthë sektorët e tjerë të perimkulturës dhe të pemëtarisë.

Kjo inicaitive erdhi pas vizitës që kohë më parë ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Idriz Vehapi dhe zv.ministri Fikrim Damka e patën bërë në Ispara të Turqisë, për vizitë kthyese sot ishte një delegacion turk i kryesuar nga Metin Kaycioglu, drejtor i Departamentit të Farërëve, si dhe Mesut Akdamar dhe Selami Yazar, menaxher dhe përfaqësues të kompanisë “TÜGEM” nga Ispara. /telegrafi/