LAJMI I FUNDIT:

Odat ekonomike shqiptare për vizitë në Maqedoni

Odat ekonomike shqiptare për vizitë në Maqedoni

Kryetarët e tri odave ekonomike nga Shqipëria të martën duhet të realizojnë vizitë pune në Odën Ekonomike të Maqedonisë. Sipas paralajmërimeve, në Maqedoni do të mbërrijnë kryetarët e odave rajonale nga Durrësi, Andrea Çavar, nga Shkodra, Anton Leka dhe nga Fierri, Sherai Caba.

Është paraparë që mysafirët nga Shqipëria të realizojnë takime afariste me kompanitë e Maqedonisë, të interesuara për bashkëpunimin ekonomik me kompani nga vendi, si dhe për hapjen e mundësisë për forma më të larta të bashkëpunimit.