Korridori VIII, që lidh Italinë me pjesën e tjetër të Ballkanit, deri në Bullgari, vazhdon të mbetet në projektet kryesore. Përfundimi i Korridorit po kërkohet gjithnjë e më shumë nga italianët, të cilët çdo vit humbasin 1 miliard euro, për shkak se ndjekin linjën e gjatë të transportit përmes Selanikut të Greqisë.
Për këtë shkak, si dhe për të mësuar nga afër ecurinë e procesit, u zhvillua dje konferenca në kuadër të projektit "Italbalk", që favorizon integrimin logjistik dhe atë të transportit në marrëdhëniet Itali-Ballkan. I pranishëm në konferencë ishte zv.ministri i Transporteve, Ernest Noka, i cili bëri një ekspoze të punëve të deritanishme.
Ajo çka u kuptua ishte rëndësia e Korridorit VIII për qeverinë italiane, kryesisht për rajonin e Pulias, e cila kryen tregti me vendet e Ballkanit duke përshkuar rrugë të gjata përmes Greqisë.
Tjetër element i rëndësishëm është fakti se Korridori VIII nuk konsiderohet thjesht linjë rrugore, por edhe transport hekurudhe, detare etj., që nënkupton se për katër shtetet pjesëmarrëse nevojiten më shumë fonde. Sipas ambasadorit italian, Saba d‘Elia, projekti që lidh katër vendet dhe zgjerohet në linja të tjera është shumë i rëndësishëm në përafrimin drejt Bashkimit Europian.
"Veçanërisht mund të them se Shqipëria ka ecur më mirë dhe ndodhet në kushte më favorizuese se vendet e tjera", theksoi ambasadori italian. Sa i takon palës shqiptare, duket se aksi Tiranë-Elbasan konsiderohet pjesa që duhet t‘u bashkëngjitet rrugëve të tjera, që bashkojnë Portin e Durrësit me pjesën e Maqedonisë.
Korridori VIII nuk është gjë tjetër vetëm një linjë e vjetër kalimi që në kohën e romakëve, të cilët përshkonin vendet e Lindjes për të bërë tregti. E rikonceptuar për herë të parë në vitin 1994, gjatë një konference ndërkombëtare, shtetet pjesëmarrëse në projekt e panë të arsyeshme ngritjen e Korridorit si mënyrë efikase për të rritur bashkëpunimin tregtar, jo vetëm mes tyre për pjesën tjetër të botës.
Projekti nis në Bari, përmes Portit të Durrësit, Elbasan, pika kufitare e Qafë-Thanës, Maqedonia nëpërmjet Shkupit, kalon nga Sofja dhe përfundon në portin e Varnës, Bullgari. Praktikisht projekti prek katër shtete, dy prej të cilave anëtare të Bashkimit Europian. "Deri tani kemi punuar për modernizimin e rrjeteve rrugore, pjesë të Korridorit VIII. Ajo çka na mbetet është sistemimi i rrugës Tiranë-Elbasan, për të cilën nevojiten rreth 150 milionë euro, të mjaftueshme për të shkurtuar distancën në 35 kilometra", tha zv.ministri i Transporteve, Ernest Noka.
Sipas tij, nga ky projekt përfitojnë rreth 1.5 milionë banorë, pasi nuk përfshin vetëm modernizim rrugësh, por edhe zgjerim portesh, rehabilitim hekurudhash etj. Në projektin e Korridorit VIII përfshihet edhe Porti i Vlorës, për të cilin kanë kontribuar me fonde, si dhe akset e tjera Lushnjë-Fier-Vlorë. Për ambasadorin italian, ndërtimi i Korridorit sjell avantazhe për të gjitha shtetet pjesëmarrëse.
"Në fund të muajit prill 2010, do të zhvillohet një konferencë e madhe për fushën e transportit, ku kryesore do të jetë Korridori VIII. Tashmë ka ardhur koha që pjesë e financimit të projektit të jenë edhe institucionet e tjera financiare", tha ambasadori. Në planet e italianëve është shtrirja e Korridorit deri në Napoli, në mënyrë që të ketë një linjë të njëjtë me Korridorin I, i cili përfundon në Berlin të Gjermanisë. "Pa këtë aks, Europa e shikon të vështirë ekzistencën e saj", theksoi d‘Elia. Një tjetër projekt u prezantua nga Ministria italiane e Zhvillimit Ekonomik, përmes Antonio Verrico, sipas të cilit janë të përfshira pikat doganore të katër vendeve. /shqip/
Komento:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar