LAJMI I FUNDIT:

Festa e IPKO-s me qytetarët e Kosovës

Festa e IPKO-s me qytetarët e Kosovës

Dhjetori i këtij viti që po e lëmë pas, do të sjell shumë argëtim dhe festë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Festën do ta organizojë kompania IPKO, për të gjithë, në çdo qytet të Kosovës.

Për Vitin e Ri 2010, IPKO ka vendosur që ta dekorojë çdo qytet të madh në Kosovë, me bredha, dekorime, drita dhe tenda festive të cilat do të vendosen në qendër të qyteteve. Qytetaret do te kenë mundësinë e argëtimit përmes aktiviteteve të shumta të cilat do të organizohen.

Ndërsa, më 12 dhjetor 2009, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kompania IPKO organizon festë të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët do të kenë mundësinë të argëtohen si asnjëherë më parë për festat e fundvitit.

Këtë ditë, kompania IPKO do të ketë një festë të pandërprerë prej 10 orësh, ku fëmijët do të argëtohen në pjesë të caktuara, me “Kështjellën e Aladinit”, Sony PlayStation dhe Nintendo Wii në mega-ekran, ndërsa aty do të ketë edhe performansa akrobatike, snowboard, Sumo mundje, murale artistike, muzikë dhe karaoke, fytyra publike, pikado, dhurata të shumta, pije dhe ushqim falas, një bredh prej 14 metrash, si dhe shumë befasi të tjera.


Sheshi kryesor i kryeqytetit tonë do të shndërrohet në një arenë për zbavitje, për të gjithë qytetarët tanë të grupmoshave të ndryshme, nga kompania e cila gjithnjë e më shumë po e promovon veten si kontribuuese e fuqishme në shoqëri, dhe sloganin e saj e ka shumë përfshirës, të njohur si ‘IPKO – Rrethi yt”.

“Festa jonë e përbashkët do të vazhdojë edhe për ditë të tjera në vazhdim, dhe jo vetëm në Prishtinë. Të gjithë qytetarët e Kosovës do të ndjehen krenar me kompaninë IPKO dhe mundësitë që kjo e fundit u ka krijuar qytetarëve, me ofrimin e produkteve dhe shërbimeve kualitative. Do të vazhdojmë të kujdesemi për shoqërinë kosovare, e cila i ka mundësuar IPKO’s të zhvillohet suksesshëm për dhjet vjet me radhë”, tha Alban Kastrati, nga Zyra për marrëdhënie me publikun në IPKO.

Mirëpo, kjo nuk është gjithçka që IPKO do të ofrojë për qytetarët tanë pasi që zyrtarët në kompaninë IPKO, thonë se kanë përgatitur edhe aktivitete tjera për të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë festave të fundvitit. /Telegrafi/