LAJMI I FUNDIT:

Korrupsion në të gjitha nivelet e BE-së

Korrupsion në të gjitha nivelet e BE-së

Më se 80% e qytetarëve të BE-së, kanë vlerësuar se korrupsioni i ka përfshirë institucionet në të gjitha nivelet: 83% thonë se ky është rasti me institucionet kombëtare, 81% konsiderojnë se janë të korruptuara institucionet rajonale, ndërsa 81% ato lokale.

Qytetarët e Bashkimit Evropian mendojnë se politikanët në vendet e tyre janë të korruptuar dhe ky qëndrim është gjithnjë e më i theksuar, ka treguar një anketë e Eurobarometrit, rezultatet e së cilës janë publikuar sot.