LAJMI I FUNDIT:

2 miliardë euro për rajonin

2 miliardë euro për rajonin

Komiteti drejtues i Kornizës investuese për vendet e Ballkanit Perëndimor vendosën 26 milionë euro në formë grantesh të dedikojnë për mbështetje teknike për 26 projekte në rajon në sektore të ndryshme. Pritet iniciativa të tërheq rreth 2,2 miliardë euro në formë të huave nga institucionet financiare ndërkombëtare, ndërsa përmes granteve të përbashkëta të kontribuohet për financimin e përgatitjeve dhe implementimin e projekteve prioritare në Maqedoni, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe në Serbi.

Pas iniciativës qëndrojnë Komisioni Evropian, Banka investuese evropiane, Banka Evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim, Banka për zhvillimin e Këshillit të Evropës, ndërsa mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Qëllimi është të tërhiqen dhe koordinohen burime të ndryshme të financave për projekte nga sferat prioritare me çka do të ndihmohet zhvillimi ekonomik në rajon dhe do të mbështetet procesi i eurointegrimeve. Përveç se në infrastrukturë, duke e përfshirë edhe infrastrukturën sociale, fokusi është i zgjeruar dhe do të përfshijë mbështetje financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, projekte për efikasitet energjetik, si dhe sektore të tjere