Niveli i korrupsionit në vend cilësohet të jetë mjaftë shqetësues. Zyrtarë të KDI-së, i bënë thirrje Qeverisë dhe institucioneve tjera për luftimin e korrupsionit dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore që e lufton atë.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përkatësisht programi për transparencë dhe antikorrupsioni, organizoi një aktivitet, me rastin e ditës kundër korrupsionit, dhe publikoi një doracak për qytetarët, me informata rreth korrupsionit dhe mënyrave të luftimit të tij.
Besnik Ramadanaj, zyrtar për informim në KDI tha se ata kanë vërejtje në mungesën e bashkëpunimit mes Qeverisë, Kuvendit dhe policisë, me prokurorinë dhe me Agjencionin Antikorrupsion.
“Me anë të kësaj panoje, kemi paraqitur mekanizmat të cilët janë në funksion dhe mungesat në kuadër të kësaj përbërje. Kemi prezantuar edhe bashkëpunimin që kanë institucionet kompetente në luftimin e korrupsionit me njëra tjetrën.
Dihet shumë mirë se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, neglizhojnë dhe nuk kanë bashkëpunim të mjaftueshëm me Agjencionin Antikorrupsion, me gjykatat dhe prokurorinë”, tha ai
Sipas tij problem kryesor konsiderohet infrastruktura ligjore, pasi që ka mungesë të ligjeve adekuate, të cilat do ta luftonin korrupsionin. Ai po ashtu i bëri thirrje Qeverisë dhe institucioneve tjera, për luftimin e korrupsionit dhe plotësimin e infrastrukturës ligjore që lufton atë.
Njëkohësisht thirrje iu bë edhe qytetarëve, që ta japin ndihmën e tyre.
“Kemi edhe raporte të huaja, ku sistemi i gjyqësisë prinë në këtë drejtim, pasuar nga Prokurimi Publik dhe të tjera. Nuk jemi aspak të kënaqur dhe se duhet të bëhet shumë më shumë”, pohoi Ramadanaj.
Ndërsa Visar Ramaj, zyrtarë në KDI tha se qëllimi i publikimi të doracakut kundër korrupsionit, është krijimi i lidhjeve më të ngushta të bashkëpunimit me qytetarë.
Doracaku sipas tij trajton fenomenin e korrupsionit në Kosovë dhe karakteristikat e tij si fenomen.
Po ashtu trajton nivelin e korrupsionit në Kosovë, format e përhapjes, legjislacionin, gjithashtu tenton t’i shpjegojë mënyrat, se si qytetarët janë dëmtuar nga ky fenomen.
“Përmes kësaj ne synojmë të kemi një bashkëpunim më të madh me qytetarët në raportimin e rasteve të korrupsionit. Konsiderojmë se qytetarët janë ata që janë në kontakt me mekanizmat e korrupsionit dhe informatat që mund t’i kenë qytetarët, mund të jenë shumë të dobishme në organizimin e luftës antikorrupsion”, tha ai
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar