LAJMI I FUNDIT:

SHBA, humb 127 milionë dollarë, hedh në gjyq dy kazino

SHBA, humb 127 milionë dollarë, hedh në gjyq dy kazino

Një 52-vjeçar në SHBA ka hedhur në gjyq dy kazino në Las Vegas, pasi për një vit ka humbur plot 127 milion dollarë, duke shkatërruar vetë atë, por edhe pasurinë që i kishte lënë i ati.

Në Las Vegas, 2009-ta, ka rezultuar i zi për lojtarin e pafat, ndërsa shënoi edhe serinë negative më të gjatë në historinë e lojtarëve të kazinove, duke mos fituar asnjëherë në harkun e një viti të tërë.

Ai i ka akuzuar kazinotë se i kanë ofruar pije me drogë, ndërsa ai luante. Ndërkohë kazinotë janë përgjigjur se 52-vjeçari ka për të paguar edhe 14.7 milion dollarë të tjerë, të cilat i ka humbur. Ligjet e Nevadas janë shumë të ashpra për borxhlinjtë dhe lojtari i pafat, nëse nuk fiton procesin ndaj kazinove, rrezikon deri në 28 vjet burg për borxhet ndaj tyre.