LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhet kryetarja e Federatës së Komitetit të Grave të Kosovës

Zgjedhet kryetarja e Federatës së Komitetit të Grave të Kosovës

Federata e Komitetit të Grave të Kosovës, në konferencën e mbajtur sot zgjodhi kryetaren, dy nënkryetare dhe dy anëtare.

Janë zgjedhur delegatet për Komitetin e Gruas, në nivel të bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Kryetare këtij komiteti u zgjodh Sheribane Kotorri me 64 vota, nënkryetare janë zgjedhur Zyrafete Shala me 56 vota dhe Dushe Rafuna me 42 vota.

Po ashtu edhe dy anëtare të kryesisë, të cilat kishin marrë më shumë vota janë, Hidajete Meha dhe Selvete Nishori.
Sheribane Kotorri, kryetarja e sapo zgjedhur premtoi se do të punoj maksimalisht duke shpresuar se nuk do t’i zhgënjej ata të cilët kanë votuar për të.

“Zotohem se nga ky moment do të vazhdoj aktivitetin dhe besoi se nuk do t’ju zhgënjej. Do të angazhohem maksimalisht pasi që për këtë punë nevojitet shumë përkushtim. Ne të gjitha gratë se bashku duhet t’i sfidojmë të gjitha sfidat dhe problemet që do të na dalin përpara”, tha ajo.