Posta dhe Telekomi i Kosovës ka nënshkruar të premtën një Memorandum Mirëkuptimi me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës për implementimin e projektit të ndarjes së bursave për studentët e UP-së për vitin akademik 2009/2010.
Rektori i Universitetit të Prishtinës bëri të ditur se ky projekt i përbashkët ndërmjet PTK-së dhe Rektoratit të UP-së ka për synim bashkëpunimin institucional me qëllim të ndihmës dhe forcimit të kuadrove të reja studentore. Ai tha se prej 58 bursave që ndanë PTK, 8 nga to janë me vlerë nga 1200 euro do të ndahen për studentët e shkencave natyrore, fizikë, matematikë, elektronikë dhe shkenca teknike, ndërsa 50 bursa tjera do të ndahen për studentët në lëmitë tjera dhe për studentët që kanë të b€ëjnë me drejtimet e postë–telekomit
“Marrëveshjen që sapo e nënshkruam me dr.Haxhën, është një ngjarje e madhe, për faktin se PTK do të mbuloj koston financiare për ndarjen e bursave për 58 studentë të Universitetit të Prishtinës”, deklaroi rektori i UP-së, dr.Mujë Rugova.
Nga ana tjeër, Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së pranoi se ndihet i lumtur që në emër të PTK-së të ndajë këtë donacion për financimin e 58 bursave për studentët e Universitetit të Prishtinës.
“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa t’ia ofrosh një bursë një studenti të shkëlqyeshëm dhe me gjendje të rëndë sociale. Ky ka qenë dhe do të jetë edhe pikësynimi ynë edhe me rastin e përzgjedhjes së përfituesve të këtyre bursave”, theksoi dr. Haxha duke shtuar se aplikacionet do të bëhen në PTK, ku në bashkëpunim me UP-në, do të formohet një komision i veçantë për përzgjedhjen e studentëve që do ta gëzojnë bursën.
Ai ka njoftuar gjithashtu se vlera e këtij projekti arrin shumën prej 50 mijë eurove dhe se përveç kriterit të suksesit të treguar do të parashihen edhe kushtet sociale të studentëve.
PTK do të vazhdojë të ndihmojë kurdo dhe kudo që ka mundësi financiare, natyrisht duke pasur në konsideratë autorizimet ligjore dhe mundësitë financiare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar