Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian kanë rënë në njëmendje në lidhje me planet për të krijuar një sistem të ri europian të rregullave financiare. Marrëveshja i çel rrugën krijimit dhe vënies në funksionim të disa institucioneve mbikëqyrëse, përgjegjësia e të cilëve do të jetë mbikëqyrja e sistemit financiar në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Vjenë, 4 dhjetor – Këto do të kenë si qëllim parandalimin e rënies sërish në kriza të rënda financiare të vendeve të BE-së dhe krijimit të situatave që kërkojnë paketa të stërmëdha ndihmash financiare për institucionet në prag të falimentimit, siç ndodhi në krizën e fundit ekonomike.
Sipas propozimeve të bëra në takimin e ministrave të Financës së Bashkimit Europian, autoritetet e reja mbikëqyrëse do të jenë tre dhe do të krijohen për të pasur nën vëzhgim dhe kontroll bankat, institucionet e sigurimeve dhe firmat e investimeve.
Një organizëm i veçantë, i njohur si bordi evropian i riskut, planifikohet që të mbikëqyrë tërësinë e stabilitetit të sistemit financiar të vendeve të Bashkimit Europian. Ai do të drejtohet nga bankierët qendrorë europianë e rregullatorët kombëtarë dhe ka shumë shanse që ta ketë qendrën në Londër.
Propozimet janë hartuar nga Komisioni Evropian, i cili nisi punën menjëherë pas krizës së rëndë financiare që preku tregjet e gjithë botës, duke e bërë atë më të rëndën në planet që pas krizës së viteve ‘30 të shekullit të kaluar.
Kryesisht puna nisi pas kolapsit të pësuar nga "Lehman Brothers" mbi një vit më parë. Komisioni është shprehur se shpreson që të shohë një sistem të ri paneuropian të krijuar para mbarimit të këtij viti, edhe pse sipas planeve për vënien në punë të gjithë këtij sistemi të ri mbikëqyrës do të duhet edhe aprovimi i Parlamentit Evropian.
Marrëveshja duket se është arritur pas një kompromisi mes Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProduktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar