LAJMI I FUNDIT:

Bankat greke propozojnë lloj të ri të kredive dhe investimeve

Bankat greke propozojnë lloj të ri të kredive dhe investimeve

Bankat greke propozojnë kredi të reja të volitshme për konsumatorët, të cilët dëshirojnë të bëjnë jetë më të rregullt, kumtojnë mediat greke. Sipas shembullit të kolegëve evropiano-perëndimorë, bankarët grekë gjithashtu, aprovuan edhe lloj të ri të investimeve, me qëllim që të stimulohet shfrytëzimi i eko-teknologjive të reja.

Kjo do të thotë se kompani dhe persona fizikë do të kenë mundësi të financojnë projekte, të ndërlidhura me burimet ripërtëritëse të energjisë, siç janë blerja apo ndërtimi i kolektorëve të diellit, turbinave me erë apo me ujë, eko-ndërtim dhe të tjera.

Pritjet për programet e reja investuese të kontribuojnë jo vetëm për rritjen e standardit të jetesës, por edhe për zhvillimin e ekonomisë, për shkak se do të krijojnë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës në sferën e prodhimit dhe teknologjive moderne.