LAJMI I FUNDIT:

Oda kërkon heqjen e akcizës për kafe

Oda kërkon heqjen e akcizës për kafe

Ndryshim i bazës ligjore mbi investimet në harmoni me propozimet e mëhershme të OEK-ut, shqyrtimi dhe propozimet e OEK-ut në lidhje me themelimin e Këshillit Ekonomik Social (KES) dhe mundësia e heqjes së akcizës në importimin e kafes, janë disa nga kërkesat e OEK drejtuar qeverisë së Kosovës

Keto kërkesa i bëri Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës përmes një letëre derguar Kryeministrit Hashim Thaqi, Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala si dhe Ministrit të Tregtisë dhe Inustrisë Lutfi Zhakru, që të shqyrtohet seriozisht çështja e implementimit të CEFTA-s.

OEK shkruan në letër se "përmes kësaj shkrese dëshirojë të ju njoftojmë që në mbledhjen e mbajtur dje, Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës ka miratuar propozimet, rekomandimet dhe kërkesat e mëposhtme përmes të cilave ju drejtohet institucioneve të Kosovës.

"Të shqyrtohet seriozisht çështja e implementimit të CEFTA-s, përmes rritjes të aktivitetit diplomatik në drejtim të sigurimit të përfaqësimit të plotë të Kosovës në strukturat e CEFTA-s, sidomos kur e kemi parasysh që në vitin 2011 Kosova duhet të jetë kryesuese e radhës e CEFTA-s dhe në të njëjtën kohë të fuqizohen kapacitetet institucionale për implementim të CEFTA-s brenda MTI-së e cila deri tani është treguar neglizhente në trajtim të këtij problem", thuhet ne leter./telegrafi/