LAJMI I FUNDIT:

Uashington Post humb 166 milionë dollarë

Uashington Post humb 166 milionë dollarë

E përditshmja amerikan Uashington Post mbrëmë ka bërë të ditur se ka mbyllur të gjitha korrespondenturat jashtë Uashingtonit.

Kryeredaktori i gazetës Markus Brokli ka thënë se gazeta do të vazhdoj të mbuloj ngjarjet në gjithë vendin duke dërguar gazetarë në vendin e ngjarjes.

Uashington Post ka humbje në vlerë 166 milionë dollarë për nëntë muajt e këtij viti.

Ashtu si edhe mediat tjera të shkruara, Uashington Post është i rrezikuar për shkak të orientimit të lexuesve në ueb sajtet informative pa pagesë në internet.