LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të me rritje ekonomike prej 2.8 për qind

SHBA-të me rritje ekonomike prej 2.8 për qind

Rritja ekonomike e SHBA-ve për tre muajt e fundit të këtij viti arrin 2.8 për qind, e jo siç u lajmërua më herët se është shënuar rritje prej 3.5 për qind.

Këtë mbrëmë e lajmëroi Ministria e Tregtisë e SHBA-ve, pasi që sërish u shqyrtua periudha prej tre muajve në të cilën ekonomia amerikane për herë të parë jep rezultate pozitive.

Në katër tremujorëshat e kaluar, ekonomia amerikane shënonte rënie të pandërprerë, duke ërfshirë edhe atë prej 0.7 për qind në tremujorëshin e dytë.

Ndryshimi i tillë në shifra ndërlidhet me të dhënat e reja për rritje të deficitit tregtar dhe shpenzimet më të vogla në konsumin.