LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohen parashikimet për rritjen ekonomike të SHBA-ve në vitin 2010

Përmirësohen parashikimet për rritjen ekonomike të SHBA-ve në vitin 2010

Banka qendrore amerikane rriti parashikimet për rritjen ekonomike të shtetit për vitin 2010, prej 2,5 për qind në 3,5 për qind.

Në parashikimin më të ri të Rezervave Federale bëhet e ditur se pritjet për përmirësim gradual ekonomik mbështeten në rritjen reale të Bruto Prodhimit Vendor dhe uljen e butë të papunësisë.

Për vitin e ardhshëm 2010 parashikohet rënie e papunësisë prej 10,2 për qind në nivelin midis 9,3-9,7 për qind.

Ekonomia amerikane në tremujorin e tretë të këtij viti realizoi rritje prej 2,8 për qind.