LAJMI I FUNDIT:

Të ardhurat e “Apple” arrijnë 9.87 miliardë dollarë

Të ardhurat e “Apple” arrijnë 9.87 miliardë dollarë

Gjiganti amerikan i informatikës "Apple" në tremujorshin e katër të vitit fiskal 2009 realizoi të ardhura prej 9,87 miliardë dollarë dhe neto fitim prej 1,67 miliardë.

Në tremujorin e njëjtë vitin fiskal paraprak janë realizuar të ardhura prej 7,9 miliardë dollarë dhe neto fitim prej 1,14 miliardë dollarë apo 1,26 dollarë për aksion të korrigjuar. Bruto marzha ka arritur 36,6 për qind, që paraqet rritje në krahasim me tremujorshin e vitit të kaluar kur ka qenë 34,7 për qind.

Shitja ndërkombëtare paraqet 46 për qind të të ardhurave të "Apple" në tremujorin e katërt nga viti fiskal vijues.