LAJMI I FUNDIT:

Termokos, shkyqje për konsumatorët borxhli

Termokos, shkyqje për konsumatorët borxhli

Me qëllim të inkurajimit të konsumatorëve që të bëjnë pagesat e borxheve të tyre, Departamenti i Furnizimit fton konsumatorët e rikyçur të banesave kolektive E32 në rajonin Ulpiana dhe RrB 1/1 të rajonit Dardania, që në afat sa më optimal të bëjnë shlyerjen, përkatësisht riprogramimin e borxheve të tyre.

Përmes një njoftimi, menaxhmenti i Termokosit, thotë se, edhe pse këto objekte janë rikyçur në sistem, të njëjtët nuk e kanë marrë mundimin të bëjnë pagesat e borxheve të tyre.

“Në rast të mosparaqitjes së konsumatorëve në Termokos dhe mosplotësimit të kërkesave, “Termokos” e ndjen për obligim t’u rikujtoj konsumatorëve të E32 dhe Rr.B 1/1, që do t’i shkyç ata sërish nga sistemi i ngrohjes”, thuhet në njoftim. Prandaj, menaxhmenti i NQ “Termokos” sh.a, fton të gjithë konsumatorët që t’i përgjigjen shlyerjes së borxheve të tyre në mënyrë që mos të vie deri te shkyçja e tyre nga sistemi i ngrohjes", thuhet ne njoftim./telegrafi/