LAJMI I FUNDIT:

Serbia: Korridorin 10 e mbarojmë në vitin 2012

Serbia: Korridorin 10 e mbarojmë në vitin 2012

Ministri serb i Infrastrukturës, Milutin Mrkonjic, deklaroi për median vendëse se pjesa që i takon këtij vendi nga Korridori Paneuropian numër 10 do të vijojë të ndërtohet vitin e ardhshëm pavarësisht kushteve të vështira financiare të buxhetit, njoftoi "Balkaninsight".

Sipas tij, "qeveria e Serbisë garanton se seksioni i fundit prej 307 kilometrash do të përfundojë së ndërtuari nga maji i vitit 2012". Korridori 10 fillon nga Austria në drejtim të Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë e Maqedonisë për të arritur Greqinë.

Korridori e shmang territorin e Kosovës. Korridori përfshin 2500 kilometra hekurudha dhe 2300 kilometra autostrada. Sipas Mrkonjic, Serbia ka siguruar deri tani 1.1 miliardë euro kredi ndërkohë që kostoja totale e segmentit të saj vlerësohet të jetë 1.5 miliardë euro. Rruga Durrës-Kukës mund të përfundojë në të ardhmen dhe të jetë një degë e Korridorit 10./shqip/