Punëtorët e sindikatës së fabrikës “Llamkos” kanë protestuar sot para ndërtesës së Agjencisë Kosovarë të Privatizimit (AKP). Funksionalizimi i kompanisë dhe kthimi i punëtorëve në vendet e tyre të punës, janë kërkesat e punëtorëve të kësaj ndërmarrje e cila ka falimentuar pasi është privatizuar nga kompania “Kremikovtzi”
Të pakënaqur me procesin e privatizimit dhe të demoralizuar me heshtjen e autoriteteve vendore për zgjidhjen e fatit të tyre, punëtorët e sindikatës së gjigantit të dikurshëm metalurgjik “Llamkos” kanë protestuar sot para ndërtesës së AKP-së në Prishtinë.
Protestat sipas punëtorëve të kompanisë në fjalë, ka mbetur alternativa e vetme për të kërkuar të drejtat e tyre. “Që 17 muaj bredhim poshtë e lartë për të kërkuar pagë, shumë herë kemi protestuar por nuk ka pasur asgjë konkrete”, ka pohuar Miran Halili, anëtar i Këshillit Protestues.
Ndërsa, Hasan Abazi, kryetari i degës së metalistëve të Kosovës, paralajmëroi se, nëse edhe këtë herë kërkesat e tyre do të hasin në vesh të shurdhër, protestat e radhës do të radikalizohen. Nga ana tjetër, Tahir Shaqiri, kryetar i sindikatës së Llamkos-it, bëri të ditur se, ka kërkuar nga AKP-ja që të vendosë drejt për fatin e kësaj ndërmarrje. Kërkesa e sindikalistëve të Llamkos-it ishin, kthimi i të gjithë punëtorëve në vendet e tyre të punës dhe funksionalizimi i sindikatës.
“Sindikata jonë ka 470 punëtorë. Ne kërkojmë që të gjithëve tu sigurohet pagë, por pa kërkuar lëmoshë” ka thënë Shaqiri, duke shtuar gjithashtu se, AKP nuk duhet të pengojë investitorët dhe operatorët e ndryshëm që janë të interesuar. Sindikalistët kërkuan përfundimisht që të diskutohet dhe zgjidhet çështja e sindikatës Llamkos-it, pasi që sipas tyre ka 2 vite që nuk diskutohet rreth saj. Për gjithë këto probleme në këtë ndërmarrje, punëtoret kanë fajësuar Agjencinë Kosovarë të Privatizimit.
Kompania “Kremikovtzi” nga Bullgaria në vitin 2005 e kishte privatizuar Llamkos-in për 4.1 milionë euro. Dy vite me vonë kjo kompani ka shpallur falimentimin e fabrikës dhe nga ajo kohë kjo fabrikë ka mbetur në duar të punëtorëve. AKP-ja tani është në proces të kthimit të aksioneve të të kësaj ndërmarrje. Punëtoret e kësaj fabrike, kohë me parë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës 1 milion euro për të vazhduar punën në këtë fabrikë./telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Fondi Sovran ende në Kushtetuese, vështirë i realizueshëm sipas ekonomistëve
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar