LAJMI I FUNDIT:

Italia dyfishon fondet për biznesin

Italia dyfishon fondet për biznesin

Qeveria italiane do të dyfishojë fondet në ndihmë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Vitin e ardhshëm, do të jepen 109 milionë euro për SME-të, në kuadër të Linjës së Kredisë Italo-Shqiptare për zhvillimin e sektorit privat.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan prifti, një ditë pasi ai, së bashku me ambasadorin italian në Shqipëri, Saba D’Elia, vizituan tre kompani shqiptare, të financuara nga ky program. “Programi me Italinë parashikonte këtë vit një fond kredie të butë prej 5 milionë euro. Ndërkohë që vitin e ardhshëm, ky fond do të dyfishohet dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të jepen 10 milionë euro”,- ka deklaruar ministri Prifti.