LAJMI I FUNDIT:

Nafta bie në 76.6 USD për fuçi

Nafta bie në 76.6 USD për fuçi

Sërish në rënie çmimi i naftës në tregjet financiare ndërkombëtare. Gjatë ditës së djeshme, në bursat europiane, ari i zi u kuotua me 76.6 dollarë për fuçi, duke shënuar një tjetër ulje kundrejt ditëve të mëparshme.

Ecuria e çmimit të naftës do të analizohet në mbledhjen e ardhshme të OPEC-ut, që do të zhvillohet në muajin dhjetor.Vendet Prodhuese dhe Eksportuese të Naftës pritet që të marrin një vendim edhe lidhur me nivelin e prodhimit.