LAJMI I FUNDIT:

Në Londër mbahet forum investimesh për Kosovën

Në Londër mbahet forum investimesh për Kosovën

Më 24 nëntor, në Londër do të mbahet Forumi i parë për investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Ky forum është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Londër dhe Developing Markets Associates Ltd (DMA), agjenci konsultash kjo për investime, me seli në Londër.

Në këtë forum Kosova do të përfaqësohet nga një delegacion i lartë qeveritar, në përbërje të të cilit do të jenë ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi etj.

Forumi në fjalë është një rast i mirë që pala kosovare të prezantojë mundësitë për investime në Kosovë nga Mbretëria e Bashkuar dhe investitorët e tjerë evropianë.


Ky forum do të përcaktojë disa nga fushat kryesore të biznesit për ekonominë e Kosovës siç janë: zhvillimi i energjisë, infrastruktura etj. /Telegrafi/