LAJMI I FUNDIT:

Azi, ekonomia japoneze në deflacion

Azi, ekonomia japoneze në deflacion

Qeveria japoneze ka paralajmëruar se deflacioni është rikthyer në ekonominë e vendit aziatik, për herë të parë që prej vitit 2006.

Zyra e kabinetit qeveritar ka deklaruar se rënia e çmimeve mund të dëmtoje rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila doli nga recesioni në tremujorin e dytë të vitit.
Njoftimi i qeverisë vjen në një moment kur Banka Qendrore e Japonisë i ka mbajtur normat e interesit të ngritura në 0.1 përqind.

Institucioni në fjalë thotë se ekonomia japoneze vazhdon të ndihmohet nga masat politike të ndërmarra brenda dhe jashtë vendit.

Ekonomia e vendit aziatik u rrit me 4.8 përqind në periudhën korrik-shtator, që është edhe tremujori i dytë rresht kur pësoi ngritje.


Qeveria e Tokios ka deklaruar përmes një komunikate për shtyp, se Japonia ndodhet në një situatë të butë deflacioni.

Burime pranë kabinetit qeveritar kanë deklaruar se ekzekutivi do të punojë me BQJ për të frenuar situatën, por deri tani nuk janë hartuar plane konkrete. /Telegrafi/tch/