LAJMI I FUNDIT:

Thaçi uron qytetarët për Ditën e Evropës

Thaçi uron qytetarët për Ditën e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të Qeverisë iu ka uruar qytetarëve 9 Majin, Ditën e Evropës.

“Kjo ditë, e cila edhe në Kosovës shënohet zyrtarisht, simbolizon lindjen e Evropës së bashkuar, krijimin e paqes dhe miqësisë midis kombeve të kontinentit”, thuhet në urimin e kryeministrit.

Ai ka shprehur mirënjohjen ndaj shteteve të Bashkimit Evropian, që sipas tij kontribuuan në të gjitha format për përkrahjen, mbrojtjen, çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës si në të kaluarën e afërt, ashtu dhe në ditët e sotme.


“Qeveria e Republikës së Kosovës angazhohet çdo ditë me përkushtim për të përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet e nevojshme që Kosova ta zërë sa më parë vendin e vet të merituar në mesin e shteteve të familjes së madhe evropiane”, thuhet në mesazh. /Telegrafi/