E plotësuar - Procesi i bisedimeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të shpallet ende i dështuar, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi. Këto komente, ai i bëri gjatë një konference për media, pas kthimit nga raundi i tetë i bisedimeve në Bruksel me homologun e tij nga Serbia, Ivica Dacic.
Për dështimin e arritjes së marrëveshjes, Thaçi fajësoi palën serbe.
Delegacioni i Kosovës, vijoi Thaçi, ka qenë i gatshëm të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por këtë gatishmëri nuk e kishte edhe pala serbe, e cila kishte kërkuar sërish kohë shtesë për konsulta.
Ai tha se pala kosovare ka qëndrime identike me Bashkimin Evropian në këtë proces.
Marrëveshja, sipas tij, do të ishte në të mirën e fqinjësisë së mirë dhe në funksion të integrimeve evropiane. Sidoqoftë, ai nuk e shpalli ende procesin si të përmbyllur apo të dështuar, raporton Rel.
“Pavarësisht nga vështirësitë aktuale, procesin nuk mund ta shpallim si të përmbyllur apo dështuar. Shpresojmë që Serbia do të reflektojë të pranoj realitetin, e me këtë edhe marrëveshjen”, deklaroi Thaçi.
“E di se nuk janë vendime të lehta për asnjë vend dhe për asnjë lider, por secili nga ne duhet të shikojë drejt së ardhmes dhe të mos mbetemi peng i së kaluarës”, tha Thaçi.
Duke u ndërlidhur me çështjet, për të cilat palët kishin dallime në negociata, Thaçi tha se Asociacioni i komunave serbe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, siç përjashtoi mundësinë e krijimit të paralelizmave në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë, fusha këto për të cilat Beogradi kishte kërkuar kompetenca të veçanta për serbët.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive apo legjislative dhe nuk do të jetë ndonjë pushtet i tretë. Të njëjtën kohë, sistemi i drejtësisë do të jetë unik, sipas ligjeve kosovare në gjithë territorin e republikës. Kosova do të ketë një sistem policor dhe një zinxhir komandues”, theksoi Thaçi.
Kryeministri tha, po ashtu, se do të ndodhë shpërbërja e plotë e të gjitha strukturave ilegale të sigurisë dhe se do të ketë lëvizje të lirë në të gjithë territorin e Kosovës. /Telegrafi/
————————————-
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij, në takimin e 2 prillit me Serbinë, ka qenë i gatshëm për marrëveshjen për normalizim marrëdhëniesh me këtë vend, por pala serbe ka kërkuar kohë për konsulta shtesë.
“Arritja e marrëveshjes nuk është vetëm në të mirë të Kosovës; është në të mirë të fqinjësisë së mirë, të qytetarëve dhe të evropianizimit të rajonit”, ka thënë Thaçi në një konferencë për media në Prishtinë.
Përkundër mosarritjes së marrëveshjes, Thaçi ka thënë se procesi nuk mund të shpallet i përmbyllur as i dështuar.
“Shpresojmë se Serbia do të pranojë realitetin dhe marrëveshjen. E di se nuk janë vendime të lehta për ansjë vend dhe për asnjë lider, por secili nga ne duhet të shikojë drejt së ardhmes dhe të mos mbetemi peng i së kaluarës”, ka thënë Thaçi, transmeton REL.
Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e palës kosovare në dialog, se asociacioni i komunave serbe në Kosovë do të jetë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, as legjislative, as pushtet të tretë.
Kryeministri ka thënë po ashtu se do të ndodhë shpërbërja e plotë e të gjitha strukturave ilegale të sigurisë dhe se do të ketë lëvizje të lirë në të gjithë territorin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak