LAJMI I FUNDIT:

Kosova, të enjten anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal?

Kosova, të enjten anëtare e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal?

Kosova pritet të anëtarësohet të enjten në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), bëjnë të ditur burime brenda MPJ-së për RTK-në. Nesër në Sarajevë do të mblidhet Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, si kornizë e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë forumet dhe iniciativave rajonale, pas shpërbërjes së Paktit të Stabilitetit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë raportimit para Komisionit për Politikë të Jashtme, theksoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion pritet të konfirmohet së shpejti.

“Kemi pranuar sinjale mjaft pozitive nga shtetet anëtare dhe se ndryshimi i Statutit të kësaj organizate do të kaloj si pikë procedurale në takimin e radhës”, ka paralajmëruar Hoxhaj.


Sipas tij, në këtë organizatë shumë të rëndësishme rajonale pritet të fshihet prezenca e UNMIK-ut dhe të inkorporohet Kosova, si anëtarë i ri.

“Rol të madh në këtë drejtim kanë luajtur shtetet mike si sponsorizues dhe financues të këtij institucioni. Jemi optimist se anëtarësimi i Kosovës në këtë kornizë të bashkëpunimit rajonal do të jetë katalizator i vërtetë në fushën e zhvillimit ekonomiko-social; infrastrukturës dhe energjisë; drejtësisë dhe punëve të brendshme; bashkëpunimit të sigurisë si dhe ndërtimit të kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimit ndërparlamentar”, ka theksuar Hoxhaj.

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal është organizata më e madhe rajonale dhe anëtarësimi i Kosovës në të shihet si një hap shumë i rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në sistemim ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori