LAJMI I FUNDIT:

Hoxhic: Të na mbrojë policia

Hoxhic: Të na mbrojë policia

Organet e sigurisë duhet ta gjejnë “çelësin e suksesit” për t’i mbrojtur punëtorët e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, për shkak se masat e deritashme nuk po tregojnë sukses, ka vlerësuar shefja e këtij institucioni, Adrijana Hoxhic.

Në një prononcim për Telegrafin, Hoxhic ka thënë se policia ka theksuar se i ka ngritur masat e sigurisë, por, sipas saj, në të njëjtën kohë sulmet janë shtuar.

Ajo ka deklaruar se sulmi që ndodhi sot ndaj një punëtori të Zyrës Administrative i ka shqetësuar shumë banorët e Mitrovicës, sidomos punëtorët e institucionit që ajo drejton, të cilët po bëhen cak i sulmeve.


“Angazhimi jonë premton që të ketë ndryshime pozitive për në pjesën veriore të Kosovës, dhe kjo duket se është duke i penguar dikujt”, ka thënë Hoxhic.

Në dhjetor të vitit të kaluar ishte plagosur zëvendësdrejtori i Zyrës Administrative në veri, Dusan Milisavlevic, që është sulmi i dytë ndaj tij.

Ka vlerësime planet për transformimin e strukturave paralele në veri të Kosovës po i radikalizojnë elementet kriminale në këtë pjesë të Kosovës, e cila kontrollohet nga struktura të mbështetura nga Beogradi. /Telegrafi/