LAJMI I FUNDIT:

BE pret rezultate konkrete nga bisedimet

BE pret rezultate konkrete nga bisedimet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Michael Davenport ka deklaruar se BE inkurajon angazhimin e liderëve politikë të Beogradit dhe të Prishtinës, por, se nga dialogu pret rezultate konkrete.

“Vendet anëtare do të sjellin së bashku vlerësimin mbi përparimin e dukshëm të raporteve në përputhje me kriteret e vendosura nga Këshilli Evropian”, është shprehur Davenport për gazetën “’Blic”.

Ambasadori Davenport konsideron se ka arsye për optimizëm dhe se falë bisedimeve të kryeministrave nga Serbia e Kosova, Beogradi do të përparojë kah integrimet evropiane, transmeton Rel.


Por, ai vlerësoi se është shumë me rëndësi që njerëzit që jetojnë në Kosovë ta ndjejnë ndryshimin.

Nisja e negociatave për anëtarësim në BE, Serbisë i është kushtëzuar me normalizimin e raporteve me Kosovën. Bisedimet që po zhvillohen në Bruksel, konsiderohen se po i kontribuojnë arritjes së këtij kushti.

Kosova në anën tjetër, është thënë se po që se arrin rezultate në bisedime, do të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim –Asociimit me BE-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori