LAJMI I FUNDIT:

Agani s’ka frikë nga pragu zgjedhor

Agani s’ka frikë nga pragu zgjedhor

Përderisa parti të vogla në Kosovë, në vazhdimësi kritikojnë pragun zgjedhor prej 5%, Partia e Drejtësisë nuk e shikon këtë si një problem të madh. Lideri i saj Ferid Agani, ka deklaruar se partia që ai udhëheq në zgjedhjet e ardhshme do të garojë si e vetme dhe se do ta kaloj pragu e përcaktuar. I njëjti ka pohuar se Lëvizjen “Bashkohu”, nuk e sheh si rival në politik edhe pse synojnë të njëjtin elektorat.

Agani, gjatë një interviste dhënë për “Kosovapress”, theksoi se Partia që ai udhëheq, çdo ditë e më shumë po konsolidohet dhe po zgjerohet me degë dhe nëndegë të reja. Agani shprehet i bindur se Partia e Drejtësisë, me rezultatet që po i tregon në sektorin e shëndetësisë, nuk do ta ketë aspak të vështirë për ta kaluar pragun zgjedhor prej pesë për qind.

Ndërsa duke folur për implementimin e programit të PD-së në qeverisjen aktuale, Agani ka thënë se kjo parti vazhdimisht po punon në këtë drejtim, e sidomos në respektimin e të drejtave të njeriut, duke iu referuar eliminimit të dukurisë së përjashtimit të vajzave nga shkolla për shkak mbulesës.


“Pragu zgjedhor 5 për qind absolut nuk më pengon dhe jam i bindur se puna që jemi duke ë bërë në sektorin e shëndetësisë dhe që do ta bëjmë në vitet që i kemi përpara, krahas angazhimit tonë partiak dhe segmente tjera të shoqërisë, përkushtimi jonë për të drejtat e njeriut. Po ashtu jemi duke bërë një angazhim të jashtëzakonshëm sa i përket eliminimit të dukurisë së përjashtimit të vajzave nga shkolla për shkak mbulesës. Ndonëse ajo është vetëm një shprehje publike e bindjeve të tyre fetare, natyrisht brenda kanaleve politike të cilat janë transparente dhe të cilat janë të pranueshme dhe të lejueshme”, ka thënë ai.

Vendimin e Lëvizjes “Bashkohu”, për t’u certifikuar si parti politike, Agani nuk e sheh “kërcënues” për partinë e tij, edhe pse kjo lëvizje, në bazë të kërkesave të shprehura, mëton të ketë të njëjtin qëllim me atë të PD-së. Për më tepër drejtuesi i Lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, vite më parë kishte qenë në strukturat udhëheqëse të PD-së, por që më pas kishte dhënë dorëheqjen e tij.

“Unë e shohë këtë lëvizje rival aq sa e shohë rival edhe partitë tjera politike të cilat janë në garë, as më tepër as më pak. Partia e Drejtësisë e ka rrugën e saj dhe gjatë kësaj rruge ne mbështetemi mbi programin tonë i cili është shkruar qysh në vitin 1999. Qoftë se dikush e sheh të arsyeshme t’i merr pjesë atij programi ose të mbështetë atë program ne vetëm mund të gëzohemi për mbështetjen e koncepteve tona politike. Por në asnjë mënyrë nuk jemi të preokupuar me subjekte tjera politike. Ne kemi një program politike që është i mbështetur në tradita kombëtare dhe fetare, traditë kjo që nuk ka filluar në vitin 1999”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori