LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në Merdar

Kolona të gjata në Merdar

Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve tanë për të hyrë në Republikën e Kosovës kanë vazhduar edhe sot në vendkalimin kufitar në Merdar. Shumë me keq duket të jetë edhe për ata të cilët provojnë që nga Hungaria të futen në territorin e Serbisë. Nga atje raportohet se shqiptarët po presin në kolona me orë të tëra.

Në Merdar, kolona e automjeteve të cilat janë duke pritur për të hyrë në Kosovë vazhdon të jetë e gjatë.

Zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, fajin për këto kolona e ka kaluar te autoritetet serbe.


“Nga Serbia për në të hyrje të Republikës së Kosovës koha e pritjes është dy deri në tre orë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që janë duke ardhur për festat e fundvitit”, ka thënë ai duke shtuar se Policia e Kosovës ka shtuar kapacitetet e veta policore për të përshpejtuar dhe mundësuar kalimin me të shpejtë të qytetarëve dhe për t’iu shmangur pritjeve të gjata në kufij.

Në vendkalimin te Dheu i Bardhë pritjet në dalje të Republikës së Kosovës janë të shkurtra dhe zgjasin përafërsisht 10 minuta ndërkohë që në hyrje të Kosovës qytetarët presin deri në një orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori