Teknologjia në rritje globale po i vë njerëzit në kontakt më shumë me tastierën, sesa me lapsat dhe letrën. Shkresat e ndryshme, të cilat janë shkruar në letër me laps, tani të gjitha mund të shkruhen me tastierë. Kështu, lapsi ka filluar të mos përdoret shumë.
Të rinjtë thonë se kanë harruar se kur kanë përdorur lapsin për herë të fundit për të shkruar diçka. Por, ka edhe të tjerë të cilët e përdorin dhe shkruajnë mirë shkrimin kursiv.
Jeton Ajazi është njëri nga ata të rinj që përdor shumë pak lapsin.
“Lapsin e përdori shumë pak, vetëm për diçka kur kemi qenë në shkollë. Shumicën e gjërave tani i kryej me kompjuter”, thotë Jetoni, për rubrikën e përjavshme VOX, të “Radios Evropa e Lirë”, t
Mospërdorimi i shpeshtë i lapsit ka ngritur shqetësime te njerëzit. Shumë studiues thonë se gjeneratat e reja nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë dorëshkrimet e rëndësishme, të cilat janë bërë me laps, kur nuk ka ekzistuar tastiera. Kjo i shqetëson edhe disa të rinj të Kosovës, të cilët thonë se me kohën nuk do të jenë të gjendje të shkruajnë mirë.
Arian Minci, me të përfunduar shkollën fillore, thotë se nuk ka përdoruar më lapsin. Tani mund të ndodhë që ai të harrojë të shkruajë.
“Pasi që përfundova shkollën fillore, lapsi kishte dalë nga funksioni për kryerjen e detyrave të mia. Të gjithë këto i bëjë me tastierë. Nuk e përdori tani lapsin. Mund të ndodh që duke mos e përdorur shpesh, të harroj të shkruajë bukur”, thotë ky i ri.
Ngjashëm, mendon edhe Lulzim Penjani:
“Shumë shokë të mi, dhe unë, gjërat i shkruajmë me kompjuter e telefon. Lapsin e zëvendësojnë këto dyja më mirë e më shpejt. Mendoj që mund të harrojmë të shkruajmë me laps, derisa nuk e përdorim”.
Ndryshe nga Lulzimi mendon Anita, një e re e cila punon në një dyqan tregtar. Ajo thotë se puna e saj është e tillë që duhet të shkruajë me laps.
“Unë e përdori lapsin çdo ditë. Është pjesë e punës sime”, thotë Anita.
Shaqir Pireva mendon se përdorimi i lapsit për të shkruar diçka, më nuk është i nevojshëm. Zhvillimi i teknologjisë kompjuterike, thekson ai, ka bërë që lapsi për te të largohet nga përdorimi.
“Tani i ke të gjitha, kompjuterin, telefonin, nuk ka nevojë që të përdorësh lapsin”, thekson Pireva.
Ndonëse thotë që nuk e përdor dhe aq lapsin, Ganimete Juniku e mban një me vete.
“Në fakt, shumë pak kohëve të fundit po përdoret lapsi. Por, çdo herë e kam një laps në çantë, për arsye të ndryshme. Teknologjia ka përparuar shumë dhe lapsi po përdoret shumë pak”.
Derisa në më shumë se 80 për qind të shkollave publike amerikane e kanë hequr shkrimin kursiv nga klasat e tyre, duke e përdorur të njëjtën kohë për të mësuar të shtypurit në tastierë dhe aftësi tjera teknologjike, shkrimi kursiv në shkollat fillore në Kosovë ende është një pjesë e rëndësishme e programit shkollor.
Nxënësit mësojnë të shkruajnë bukur me shkronja të shkrimit për disa vjet me radhë, por që pas përfundimit të shkollës dhe me përdorimin e kompjuterit dhe pajisjeve tjera për të shkruar në mënyrë elektronike, ky shkrim nuk po përdoret.
Liridon Breznica kujton kohën kur mësonte shkronjat dhe bukurshkrimin. Thotë se i kishte mësuar me shumë mund, se kishte pasur një shkrim të bukur. Me kalimin e kohës dhe mospërdorimin e lapsit, thotë se shkrimi i tij nuk i ngjason atij të mëhershmit.
Sami Beqiri thotë se lapsi po përdoret vetëm kur është e obligueshme.
“Lapsi po përdoret vetëm në detyrat shkollore, të cilat janë obligative. Pas përfundimit të shkollës fillore, lapsi po harrohet dhe nuk po përdoret më. Shqetësuese është fakti se të rinjtë as nuk shkruajnë, e as nuk lexojnë”, shprehet Samiu.
E të tjerë të rinj, ndërkaq, thonë se lapsi përdoret vetëm kur kanë për të vendosur ndonjë shenjë të veçantë në librin që janë duke e lexuar.
“Unë, personalisht e përdori jo shumë, zakonisht kur lexoj libër. Marr dhe shkruaj diçka në fletore”, thotë Arta Istrefi.
Ngjashëm shprehet edhe Nita:
“Rastësisht, që tema juaj lidhet me aktualitetin tim. Jam duke e lexuar një roman dhe tani po përdori lapsin për ndonjë nënvizim”, thotë ajo /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak