LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Higuain vazhdon kontratën

Zyrtare: Higuain vazhdon kontratën

Real Madridi edhe zyrtarisht ka konfirmuar se sulmuesi Gonzalo Higuain ka nënshkruar kontratë të re, që do ta mbajë atë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2016.

“Ai e fitoi këtë me punë të madhe dhe meritë. Që prej se erdhi te Real Madridi në dhjetor të vitit 2006, Gonzalo Higuain ka shfaqur punë të madhe dhe vigjilencë. Trajneri i ri Jose Mourinho llogarit në të dhe duhet t’i shikoni vetëm statistikat e tij dhe të vini në përfundim se një ekip i madh ka nevojë për shërbimet e një golashënuesi të mrekullueshëm. Si lojtar i Realit, Higuaini ka luajtur 141 ndeshje dhe ka shënuar 64 gola”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilen.

Argjentinasi do të përfitojë nga kontrata e re 3.5 milionë euro për sezon. /Telegrafi/