LAJMI I FUNDIT:

United të ofrojë 27 milionë për Diarra?

United të ofrojë 27 milionë për Diarra?

Mesfushori defensiv i Real Madridit, Lassana Diarra, mund të rikthehet së shpejti në Ligën e Premier, pasi që Manchester United ka shprehur dëshirën për ta transferuar atë, për një çmim që besohet të jetë rreth 27 milionë euro.

Marca shkruan se pas startit të mirë sezonin e kaluar, Pellegrini e kishte humbur besimin në të, duke bërë që ai të mos ketë më vend në formacionin e Real Madridit.

Kësaj i shtohet dhe dëshira e Real Madridit për të përfituar nga shitja e tij, ndërsa kjo vjen si pasojë e faktit që Jose Mourinho nuk është i interesuar në francezin. /Telegrafi/