LAJMI I FUNDIT:

Huntelaar: Nuk do të largohem nga Milani

Huntelaar: Nuk do të largohem nga Milani

Klaas Jan-Huntelaar thotë se ai nuk do të largohet nga Milani edhe krahas spekulimeve të cilat e lidhin atë me një largim nga San Siro.

Tottenham përmendet si një prej opsioneve për transferimin e Huntelaar gjatë kësaj vere. Por holandezi edhe pse nuk aktivizohet mjaft në fushë të Milanit, thotë se nuk do të largohet nga klubi.

“E shoh emrin tim në gazetat italiane dhe nuk kuptoj pse. Dua të di se kush ka thënë se do të shiten, pasi nuk më duket se dikush prej klubit ka thënë diçka të tillë”.

“Nuk më intereson për asnjë klub tjetër, agjenti im kurrë nuk ka biseduar për transferim dhe unë dua të mbetem në Milan. Nuk do të largohem nga Milani nëse nuk e demonstroj vlerën time këtu”, ka thënë Huntelaar. /Telegrafi/