LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbim Robinho – Ibrahimovic?

Shkëmbim Robinho – Ibrahimovic?

Manchester City raportohet se dëshiron ta ofrojë ish-yllin e Real Madridit, Robinho, për sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic.

Sport shkruan se City po bën një ofertë sensacionale në përpjekje për të siguruar shërbimet e sulmuesit suedez. Propozimi ka befasuar zyrtarët e Barcelonës kur e kishin pranuar atë javën e kaluar, dhe ata nuk e kanë refuzuar atë, duke kërkuar kohë për ta analizuar.

Robinho aktualisht është i huazuar te Santos deri më 4 gusht, por transferimi i tij në Barcelona mund të ndodhë, nëse Ibra pranon të kalojë në City. Nëse suedezi do të kalonte në klubin anglez, do të ribashkohej me ish-trajnerin e Interit, Roberto Mancini. /Telegrafi/