LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Balotelli, Maicon do të qëndrojnë

Moratti: Balotelli, Maicon do të qëndrojnë

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, pret që Mario Balotelli dhe Douglas Maicon të qëndrojnë në Giuseppe Meazza edhe sezonin e ardhshëm.

Balotelli së fundi ka folur për mundësinë e tij të kalimit në Napoli gjatë kësaj vere.

“Është normale që lojtarët të thonë këto gjëra kur janë në stol. Është e kuptueshme, por mund të them se Mario nuk do të largohet. Ai e ka respektin tim siç e kanë të gjithë ata të tjerët të cilët na kanë dhuruar një kënaqësi të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve”, ka thënë Moratti.

Presidenti ka folur edhe rreth Maicon, i cili së fundi tha se edhe pse do të dëshironte të luajë te Real Madridi, për momentin do të vazhdojë me Interin.


“Nuk jam i befasuar që Maicon i ka thënë ‘jo’ Real Madridit. Ai i pëlqen ngjyrat tona”, ka shtuar Moratti. /Telegrafi/