LAJMI I FUNDIT:

NBA: Allen shkëlqen në fitoren e Celtics

NBA: Allen shkëlqen në fitoren e Celtics

Të ndihmuar nga gjuajtjet nga largësia të Ray Allen, basketbollistët e Boston Celtics kanë tronditur Los Angeles Lakers duke e mposhtur me rezultat 103-94 në ndeshjen e dytë të finaleve të NBA-së gjatë të dielës mbrëma.

Pas humbjes në ndeshjen e parë, veterani Allen dhe roja tjetër i ekipit, Rajon Rondo, udhëhoqën mysafirët në ndeshjen e zhvilluar në Staples Center duke ndihmuar Boston të barazojë serinë në 1-1. Allen kontribuoi me 32 pikë, derisa Rondo regjistroi triple-double, 19 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime.

Spanjolli Pau Gasol udhëhoqi te Lakers me 25 pikë, ndërsa Andrew Bynum shënoi 21. Kobe Bryant po ashtu shënoi 21 pikë, së bashku me gjashtë asistime.

Seria e ndeshjeve finale tash do të zhvendoset nga Los Angelesi në Boston, me ndeshjen e tretë që do të zhvillohet të martën dhe e katërta dy ditë më vonë. /Telegrafi/