LAJMI I FUNDIT:

Milani dhe Juventusi në ndjekje të Berbatov

Milani dhe Juventusi në ndjekje të Berbatov

Përkundër deklaratave të fundit të Sir Alex Ferguson se Dimitar Berbatov nuk është në shitje, duket se e ardhmja e bullgarit është ende e dyshimtë.

Sipas një raporti në Eurosport, gjiganti anglez Manchester United po shqyrton mundësinë e zvogëlimit të borxheve me anë të shitjes së ish-sulmuesit të Tottenhamit.

Milani dhe Juventusi thuhet të jenë të interesuar për të, ndërsa Berbatov vlerësohet të jetë i shtrenjtë rreth 22 milionë euro. /Telegrafi/